RCCOLA

Agani kërkon nga Thaçi poste të tjera ministrore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partia e Drejtësisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në konstituimin e Koalicionit për Kosovë të Re, por edhe në realizimin e koalicionit aktual qeverisës, prandaj kjo parti meriton të përfaqësohet denjësisht në institucionet e Republikës së Kosovës. Kështu është shprehur, kryetari i PD-së dhe njëherazi ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, duke shprehur bindjen se partia që ai drejton meriton më shumë se një post të ministrit.

Agani siguron se Partia e Drejtësisë as nuk ka hyrë në qeveri për poste ministrore, por as nuk do të del nga Qeveria në mungesë të këtyre posteve.

Megjithatë, ai ka shtuar se nga kjo që ka ndodh do të nxjerr mësime të reja për të ardhmen.

Hidromorava

“Përfaqësimi jonë në Qeverinë e Kosovës nuk është në pajtim me fuqinë tonë reale politike. Në këtë aspekt unë pres që kryeministri i vendit do të reflektojë dhe se edhe Partisë së Drejtësisë do t’ia ndajë postet e merituara, në mënyrë që të shtrijmë edhe më fuqishëm gjithë atë potencial intelektual e politik që e kemi në drejtim të ndihmesës së proceseve të shtetndërtimit të vendit”, ka pohuar ai, transmeton KP.

Synimi i PD-së, për hyrjen në qeveri, sipas Aganit, ka qenë realizimi i koncepteve programore dhe ato jo vetëm në sektorin e shëndetësisë, por edhe në sektorin e të drejtave të njeriut, duke iu referuar “vlerave etike dhe morale të shoqërisë në çështjen e zbatimit të lëndës fetare në shkolla”, por edhe mbajtjes së shamisë nga vajzat myslimane në shkollat dhe institucionet publike. /Telegrafi/