RCCOLA

Agani: Javën e ardhshme miratohet Ligji për Sigurimet Shëndetësore

/ 2 minuta lexim

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, tha se javën e ardhshme do të hiqet përfundimidht nga rendi i ditës, çështja e sigurimeve shëndetësore. Agani tha se në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës do të miratohet Ligji për Sigurimet Shëndetësore.

Ligjin për Sigurime Shëndetësore e kemi dakordu e kemi miratu në Kuvend të Kosovës në dëgjim të parë, ka me u miratu javën që vjen dhe sigurimet shëndetësore në Kosovë fillojnë në vitin 2015 dhe përfundimisht ky problem hjeket prej rendit të ditës”, tha ministri Agani, në emisionin “Wikendi” në RTK.

Eco Higjiena

Ndërkohë duke folur për sistemin shëndetësor në vend, Agani tha se gjatë tre vjetëve të udhëheqjes së tij me këtë MinIstri janë bërë shumë punë, derisa tha se janë miratuar ligje të fuqishme.

“Unë jam në pozitë mjaft të vështirë këto ditë, praktikisht në fund të mandatit si Ministër i Shëndetësisë e në fillim të reformës së sistemit shëndetësor, do të thotë më shumë se tri vite kemi punu shumë që me e shtru një themel të shëndoshë për ndryshime në shëndetësinë kosovare që me e mbrri një shëndetësi evropiane dhe kemi arrit. I kemi miratu disa ligje të fuqishme, ligje shumë të mira të mbështetura edhe nga faktorët më të rëndësishëm të vendit por edhe faktorët ndërkombëtar”, tha Agani.