Agani: Është koha të reflektojë blloku

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, ka vlerësuar se vetëm me marrëveshje politike do të tejkalohet ngërçi i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma-VV të reflektojnë në mënyrë të përgjegjshme në obligimin e tyre kushtetues për ta zhbllokuar procesin e formimit të institucioneve.

Uji Dea

Agani ka bërë me dije se është koha e qëlluar që presidentja e vendit të ndërhyjë në zgjedhjen e ngërçit duke mbledhur liderët e partive relevante për të gjetur një emërues të përbashkët, i cili do t’i bashkojë të gjithë rreth interesave të qytetarëve të vendit. /Epoka e Re /