RCCOLA

Agani: Do të rritet autoriteti i mjekëve në shoqëri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani gjatë një vizite që i bëri Spitalit Rajonal të Gjilanit e ka lavdëruar procesin e zgjedhjes së delegateve për Odën e Mjekëve. Agani tha se ky proces është ditë e madhe për shëndetësinë kosovare dhe realisht është shtylla e parë e reformës shëndetësore.

Ferid Agarni i shoqëruar edhe nga Qemajl Sokoli e Samedin Haxhijaha ka vizituar të enjten Spitalin e Gjilanit për të përcjellur ecurinë e zgjedhjes së delegateve gjilanas në Odën e Mjekëve të Kosovës.

Agani është informuar për këtë ecuri nga drejtori i spitalit gjilanas Abdylatif Latifi. Ndryshe Agani tha se procesi i zgjedhjes së delegatëve dhe vet Oda e Mjekëve të Kosovës është një proces që është punuar dy vite dhe ditë e madhe për shëndetësinë kosovare pasiqë me këtë fuqizohet pozita e mjekëve në shoqëri raporton rajonipress.

Uji Dea

Agani tha se jam i kënaqur me procesin në spitalin e Gjilanit dhe se ky hap është i një rëndësie të veçantë për reformat në shëndetësinë kosovare.”Do të rritet autoriteti i mjekëve kosovarë dhe realisht nga tani mjekët do të shndërrohen në një zë të fuqishëm në jetën e tyre institucionale” tha Agani.

Ndryshe Agani tha se themelimi i Odës së Mjekëve është shtylla e parë e reformës shëndetësore dhe bashkë me këtë do të ndërtojmë një sistem të ri shëndetësor.

Edhe Abdylatif Latifi tha se në spitalin e Gjilanit janë bërë punë të mëdha dhe investime serioze falë investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Latifi tha se procesi i zgjedhjes së 14 delegatëve nga Gjilani ka shkuar mirë dhe ka një interesim të madh sepse përmes Odës tani mjekët vërtet përfitojnë një tretman të duhur institucional tha Latifi. /rajonipress/