Eko Higjiena

Aftësia e adaptimit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Blerim Shala – Në Antikë, në Greqinë antike më saktë, nëse dëshiroje të merrje vesh fatin tënd duhej të shkoje në Delfi, te Orakulli i Delfit.Ashtu ishin punët atëherë.Orakulli i Delfit ishte fat-tregues dhe paralajmërues i tragjedive (më së shpeshti).

Tani, në kohërat tona, nuk është kështu. Është shumë më lehtë. Nuk kemi çka të lëvizim kund dhe as të dalim fare prej shtëpie. Vetëm na duhet një telefon i mençur apo një kompjuter. Të tjerat na vijnë përmes rrjeteve shoqërore.

Si për atë fatin individual ashtu madje edhe për atë kolektiv, përgjigjet gjenden në rrjetet shoqërore, madje, pa i bërë fare pyetjet.Më së shpeshti fat-tregimet mund të lexohen në Truth Social. Dihet pse.Bota ka ndryshuar. Por ne kemi mbete të njëjtë. Si individ, dhe si popull.

Ne, qoftë si individ apo edhe si popull, kemi qenë mjeshtër të adaptimit në rrethana, apo, e kemi ditur formulën e mbijetesës, teksa fare pak kemi ditur se kush ka qenë Charles Darwin dhe çka ka shpjeguar ai në Teorinë e Evolucionit.

Mund të thuhet që zori e bëri të veten në fundvitet e tetëdhjeta (të shekullit të kaluar), siç zaten edhe funksionon historia (si individuale ashtu edhe kolektive), me zor, me dhunë, me shtytje, ashtu që ne, si popull këtupari, pa pasur asnjë institucion, as kuvend dhe as qeveri, gjë prej gjëje në fakt, kuptuam se çka po ndodhë në atë shtetin e përbashkët të Jugosllavisë dhe për më shumë, çka po ngjanë në Evropën që deri në atë vjeshtën e vitit 1989 ishte e ndarë në dysh, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Zaten, ky do të jetë ai hapi i parë, por gjithsesi vendimtar në fazën finale të përplasjes politike dhe historike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Serbia asokohe ishte qindra herë më e fortë se ne. Në çdo aspekt të mundshëm. Dhe kishte ende dhjetëra herë më shumë miq në Evropë dhe në SHBA se ne.Ne ishim si liliputët, e Serbia ishte si Guliveri.

Eco Higjiena

Por ja që gjithçka do të nisë të ndryshojë me themel (si thuhet), kur teksa ne e ditëm çfarë drejtimi kishte marrë historia pas shembjes së Murit të Berlinit, në Serbi nuk e kuptuan dot që gjithçka po ndryshonte, dhe nëse nuk di të adaptohesh, specia e jote politike (shteti yt, në atë kohë RSFJ), mund të zhduket.

Ashtu edhe ndodhi. Dhe pa zhbërjen e atij shteti të përbashkët, Kosova kurrë nuk do të bëhej shtet i pavarur.Ka kohë që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paraqitjet e tij mediatike (këtë e bëri edhe pak ditë më parë), po shfaq shpresën e tij që ndryshimi rrënjësor i rrethanave politike ndërkombëtare, të cilat janë shkaktuar mbi të gjithë në vijim të luftërave në Ukrainë (që prej vitit 2022), dhe në Lindjen e Mesme (që nga viti 2023), do të krijojë ambient më të mirë a më të volitshëm për te dhe për Serbinë në zgjidhjen e raporteve me Kosovën.

Pa dyshim, Vuçiq nuk e ka mendjen e mbarë kur flet në këtë mënyrë. Ai nuk flet për avantazhet eventuale politike dhe diplomatike në këtë kontekst, gjë që edhe do të mund të kuptohej.

Ai, e ka mendjen e mbrapsht dhe të rrezikshme, dhe kushdo që dyshon për këtë (në Evropë dhe më gjërë), mund vetëm të kthehet gati dy vjet prapa në Banjskë të komunës së Zveçanit.

Ne e dimë çka ka ndodhë aty atë ditë shtatori. Por ne ende nuk e dimë çka është dashtë të ndodhë ato ditë në këtë pjesë të Kosovës.

Sidoqoftë, nuk kemi fort dilema se ku jemi në këto raportet aktuale me Serbinë, të cilat domosdo, herët a vonë, duhet të marrin trajtën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

Nuk ka tjetër.Dilemat që sa vijnë edhe rriten këto ditë shfaqen në formë të pyetjeve të shumta të cilat kërkojnë përgjigjen në aftësinë tonë për t’iu adaptuar rrethanave të reja ndërkombëtare, duke mos humbur asnjëherë atë drejtimin themelore të Kosovës si shtet, pra, drejtimin kah anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Bashkimin Evropian. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.