UBT

Afro 400 mijë votues“fiktivë” mund të përdoren në ditën e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Asnjë shtet nuk ka listë të votuesve ku nuk mund të jetë përvjedhur emri i ndonjë të vdekuri. Kështu mendon ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri Rexhepi i ka thënë gazetës të dielën se nuk mund të pritet që të bëhet një pastrim qind për qind i listës së votuesve. Por, ndryshe nga vendet tjera ku numri i tyre është simbolik në Kosovë, dyshohet se bëhet fjalë për afro 400 mijë persona “të tepërt” në listën e votuesve.

ARKATANA

“Është proces që zgjat, nuk është lehtë që të pastrohet krejt lista, por gjendja tash është shumë më e mirë se sa ka qenë para një apo dy vjetësh”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Mirëpo, sipas zyrtarëve të KQZ-së, në ditën e zgjedhjeve mund të keqpërdoren emrat e 400 mijë personave, që ose janë të vdekur, ose jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.