Mobi Casa

Afro 11 mijë biznese të reja u regjistruan në vitin 2021 në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë vitit që lëmë pas, bizneset kishin kërkuar nga institucionet më shumë mundësi për zhvillimin e tyre.Masat e ndërmarra nga qeveritë e shteteve të ndryshme, pastaj kufizimet me qëllim të parandalimit të përhapjes së numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, kanë prekur thellësisht edhe bizneset të cilat janë detyruar të mësohen me një formë të re funksionimi.

Si pasojë e COVID-19, disa biznese, të cilat nuk kanë pasur mundësi t’i përballojnë ndryshimet që kanë ndodhur, janë shuar ndërsa për disa të tjera, pandemia ka qenë mundësi e mirë për të nisur diçka të re në fushën e biznesit.

Pandemia ka ndikuar pa përjashtim edhe në Kosovë, por ndryshe nga viti 2019 dhe 2020, gjatë vitit 2021 janë regjistruar më shumë biznese.

Në një përgjigje për lajmi.net, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – MINT ka bërë të ditur se nga data 1 janar të vitit 2021 deri më 27 dhjetor të vitit 2021, janë regjistruar gjithsej 10 mijë e 614 biznese.“Prej datës 01.01.2021 deri me datë 27.12.2021 janë regjistruar 10614 biznise, ndërsa janë shuar 1580 biznise”, thuhet në përgjigjet e MINT-it.

Në vitin 2019, sipas statistikave janë regjistruar 10.004 biznese, ndërsa në vitin 2020 janë regjistruar 9 mijë e 805 biznese.Qeveria e Kosovës gjatë muajve të fundit kishte marrë vendim për lirimin e pjesërishëm të masave kundër COVID-19, duke lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve deri në ora 23:00.

FIDANISHTJA

Me masat e reja, institucionet i kishin mundësuar bizneseve të gastronomisë që të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në ora 22:30.

Gastronomët kishin kërkuar nga institucionet që në hyrje të sezonës së dimrit të lejohet edhe hapja e klubeve të natës, por një gjë e tillë nuk ishte përmbushur si kërkesë nga Qeveria e Kosovës.

Masat kundër COVID-19, sipas gjitha gjasave pritet të qëndrojnë në fuqi edhe për festat e fundvitit, edhe pse zyrtarisht deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se tashmë në Kosovë janë regjistruar edhe nëntë rastet e para me variantin Omicron të virusit COVID-19, ndërsa nga MSH-ja kanë bërë të ditur se masat aktuale kundër COVID-19 do të qëndrojnë në fuqi deri në një datë të pacaktuar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se varësisht nga vlerësimi i situatës me pandeminë në vend, do të bëhet edhe ndryshimi i masave kundër COVID-19.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.