Afrim Shala paraqitet me librin e radhës “Hyrje në të drejtën penale”
Gjilan – Njëri nga gjyqtarët më profesionist dhe më të përgatitur në fushën shkencore Afrim Shala, ka dalur me botimin e tij të tretë të librit më të ri “Hyrje në të drejtën penale” i cili libër është përpiluar duke ju referuar dispozitave ligjore të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës. Ky tekst do t’i shpërndahet falas studentëve, juristëve, bibliotekave dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë.
Afrim Shala padyshim që është gjyqtari më i përgatitur dhe më i aftë i fushës së tij juridike. Ai krahas punës profesionale që bënë si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, merret edhe me studime intensive dhe ofron për kuadrot e reja edhe libër shkencor që bazohen në përvojën e tij.
Së fundit Afrim Shala ka botuar edhe librin e titulluar :” Hyrje në të drejtën penale”. Këtë njoftim ai e ka bërë publik edhe në rrjetet sociale ku ka shkruar.”Të nderuar miq!
Ju njoftoj se tani më është botuar teksti “Hyrje në të drejtën penale” Botimi i tretë, i cili tekst është përpiluar duke ju referuar dispozitave ligjore të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës. Siç kemi vepruar edhe më parë, edhe ky tekst do t’i shpërndahet falas studentëve, juristëve, bibliotekave dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë. Lexim të këndshëm” ka shkruar Afrim Shala.
Afrim Shala një kohë ka qenë Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj Gjykate.
Performanca e tij profesionale, si gjyqtar dhe si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan është vlerësuar e një niveli tejet të lartë.
Shala është autor i disa librave dhe punimeve tjera profesionale, disa vite ligjërues i lëndës e drejta penale si dhe trajnues i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe një profesionist i vërtetë, i pa luhatur dhe i bindur në drejtësi.
Ndryshe Afrim Shala, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në po të njëjtin Universitet, ka përfunduar studimet postdiplomike të magjistraturës, në drejtimin penalo-juridik.
Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë në vitin 2006. Në vitin 2004, përvojën e tij e ka filluar si referent i ekzekutimeve në Gjykatën Komunale të Gjilanit, për të vazhduar mandej si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan. Pozitën e gjyqtarit e filloi në vitin 2010, si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan. Ishte shef i departamentit të krimeve të rëndë në Gjykatën Themelore në Gjilan./rajonipress/


