Mobi Casa

Afrim Shahini njeriu i kupave në Dritë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shumë futbollist fillojnë e mbarojnë karrierën pa i përmbushur synimet e tyre futbollistike, për shkaqe objektive e subjektive. Për ish-portierin e Dritës e tani ndihmës trajneri për një kohë të gjatë, Afrim Shahini, i cili me me punën e tij profesionale po dëshmon se ishte dhe do të mbetet gjatë për kualitetin të cilin e posedon.

Ish “gardiani” dhe ndihmës trajneri aktual tek “bardh e kaltërtit”e Dritës, Afrim Shahini, është i vetmi futbollist që është stolisur me tri Kupat të cilat i posedon Drita.

Shahini si portier e kishte këtë kënaqësi ta ngritë Kupën e Kosovës në edicionin 2000-2001, titullin e kampionit ne vitin 2002 -2003 dhe së fundmi titullin e kampionit 2017-2018 si ndihmës trajner.

KKVITI

“Në fillim të viteve 2000, Drita kishte skuadrën më të mirë sipas meje ndoshta në trojet shqiptare, kemi pasur emra të mëdhenj të futbollistëve ishte koha menjëherë pas lufte dhe gjithçka ishte e re për ne, kishim elan të madh të dëshmohemi se edhe në Kosovë zhvillohet dhe kultivohet futbolli, meritë të veçantë për të gjitha këto i kishte i papërsëritshmi kryetari, Selami Osmani-Bezi. Si pjesë e Dritës kam pasur rastin dhe nderin t`i ngris tri kupat që i posedon klubi dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe krenar që më është dhënë një rast i tillë”, shprehet Shahini.

Shahini arrin të ngrit kupën e titullit edhe si ndihmës trajner, që shumë pak sportist mund ta përjetojnë një kënaqësi të tillë.
“Ishte një kampionat i gjatë, i vështirë dhe i paqartë gjerë në minutat e fundit, por ja arritëm qëllimin së bashku me kryetrajnerin Bekim Isufin me futbollistët që dhanë më të mirën e tyre, por kishim një mbështetje nga kryesia e klubit të cilët janë më meritorët për këtë sukses të klubit por “Intelektualët” janë ata që na dhanë zemër dhe na mbështetën në momentet më vendimtare duke na dhënë forcë që së bashku t`i gëzohemi këtij triumfi”, bën të ditur, Shahini.

Shahini këtë koleksion të Kupave ka mundësi ta realizon për herë të katër, pasiqë do të ketë mundësi të zhvillon ndeshjen e Superkupës me Vëllaznimin ose Prishtinën./rajonipress/