Eko Higjiena

Afrim Shahini licencohet edhe me licencën C të portierëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ish-njëri ndër portierët më të mirë që ka pasur futbolli i qytetit të Gjilanit, Afrim Shahini, i cili me mjaft sukses për shumë vite po i stërvitë portierët në FC Drita e në të shumtën e rasteve ka udhëhequr edhe skuadrën “bardh e kaltër” të Dritës në momentet më kritike, me mjaft sukses po e ngrit shkollimin e tij me Licencat të cilat po i organizon FFK-së në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë.

Shahini para disa viteve me sukses të jashtëzakonshëm kishte përfunduar shkollimin e tij për licencën B për klube, por ai nuk u ndal në asnjë moment më herët ka përfunduar edhe licencën D për portier dhe para disa ditësh me sukses të plot ka ngritur nivelin e tij me licencë C të portjerve.

“Jam shumë i nderuar që kam pasur rastin ti përfundoj këto kurse të shkollimit si në ato ekipore njashtu edhe të portjerve të cilat i ka organizuar FFK-së së bashku me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, për ne këto licencime janë shumë të dobishme në mënyrë që të rinjët tanë t`i avancojmë në mënyrë profesionale”, ka bërë të ditur trajneri Afrim Shahini.

Eco Higjiena

Shahini ka bërë të ditur se këto përvoja profesionale i ka ligjeru Instruktori i DFB-së i famshëm nga Gjermania, Horst Krieste.
“Kemi të bëjmë me një Instruktor me famë botërore i cili tërë potencialin e tij na ka zbatuar në mënyrë profesionale dhe kjo është e mirëseardhur për futbollin e Kosovës”.

Edhe vet Sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar se prioritet i FFK-së është edukimi dhe licencimi i kuadrove të reja në bazë të sistemit të UEFA-së, të përcaktuar nga JIra Panel që i cakton standardet e edukimit të trajnerëve.

Të gjitha këto licenca të marrura gjerë në fund të vitit do të njihen dhe do të shndërrohen në “UEFA Licenca”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.