ARKATANA

Afrim Shahini: Drita do të këndellet shumë shpejt

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njëri ndër trajnerët i cili vazhdimisht është pjesë e trajnerëve të Dritës është Afrim Shahini, dikur portier i njohur në futbollin e Kosovës. Për z.trajnerin Shahini nuk ka problem se cili trajner i prinë klubit të Dritës ai me punën e tij ka dëshmuar se është në gjendje të punoj në mënyrë profesionale.

Trajneri i Dritës, Shahini i cili ka të kryer Licencën B të trajnerit ka bërë që të jetë i dashur si tek futbollistët njëashtu edhe tek kryesit e klubit të Dritës me punën dhe seriozitetin që ka.

Futbollistëve të Dritës në këtë edicion të garave të Vala Superligës së Kosovës nuk janë duke i shkuar punët ashtu siç duhet ata renditen në pozitën 10-të nga 13 javët e zhvilluara kanë shënuar vetëm një fitore duke barazuar në katër ndeshje ndërsa kanë pësuar tetë herë duke i zhgënjyer shikuesit e saj.

“As në ëndërr nuk e kemi paramenduar këtë gjendje të klubit, kjo asnjëherë nuk i ka ndodhur skuadrës sonë nga 13 javët të shënojmë vetëm 5 gola kjo është e trishtueshme me gjithë punën e palodhshëm që po bëjmë i gjithë stafi i skuadrës pikët po na mungojnë”, shprehet Shahini.

HW

Gjerë në përfundim të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe tri javë “bardhë e kaltërtit” të Dritës do të jenë mysafire në javën e 14 e Llapit në Podujevë, në javën e 15-të do të jetë nikoqire e Lirisë së Prizrenit ndërsa në javën e 16-të do të ballafaqohet me Hajvalinë.
“Është për tu ardhur keq ne shumicën e ndeshjeve i kemi humbur në minutat e fundit të ndeshjes po na mungon koncentrimi pasi kemi skuadër të pa përvojë, por nga këto tri javët e fundit do të bëjmë përpjekje maksimale të arkëtojmë sa më shumë pikë dhe do ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë pushim 10-të ditor për t`i mënjanuar gabimet në skuadër”, thekson Shahini.

Për në pranverë Shahini është mjaft optimist se skuadra e Dritës do të ketë krejtësisht një pasqyrë tjetër.
“Gjatë pushimit dimëror do të punojmë pa ndërprerë do t`i përmirësojmë disa gjëra në mënyrë radikale i gjithë personeli i skuadrës do të jetë në gatishmëri për ta nxjerrë sa më parë skuadrën nga kjo pozitë dhe jam shumë i bindur se pranvera do të sjellë ndryshime të mëdha në skuadër”.

Zëvendës trajneri Shahini ka një porosi të veçantë për tifozët e Dritës “Intelektualët”. “Nga zemra ju falënderohemi së pari për mirëkuptimin që keni ndaj skuadrës dhe vazhdimisht që na përcillni dhe na ofroni mbështetje por në pranverë do t`ju gëzojmë me rezultatet e klubit tuaj të zemrës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.