GRANDEMALL

Afrim Ibrahimi-Coli futbollisti që kontribuoi për të mirën e futbollit dhe çështjes kombëtare

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sfidat e shumë gjeneratave ndër vite tek populli shqiptarë kanë bërë që talentin e tyre të mos mundin ta zhvillojnë për shkak represionit Serb dhe kushteve ekonomike të cilat po i përjetonte popullata shqiptare duke filluar që nga viti 1981.

Ish-talenti i madh i futbollit, Afrim Ibrahimi-Coli, që nga mosha 16 vjeçare po tregonte një talent të jashtëzakonshëm për topin e futbollit, këtë talent e vërejtën trajnerët e C.Zvezdës tek Juniorët por edhe pse ushtroi me këtë kategori Ibrahimi nuk arriti të depërtonte më shumë për shkak kushteve ekonomike por edhe për shkak se nuk kishte një krah të fortë për ta avancuar më shumë, e kjo gjë ndodhte gjithmonë në sistemin komunist në kohërat më të vështira të viteve 1980.

“Isha i dashuruar në lojën e futbollit, kisha një talent të madh, ushtroja me Juniorët e C.Zvezdës së Gjilanit por ata nuk më lejuan të luaj pasiqë nuk kisha përkrahje anësore, aty luanin disa që ishin shumë më të dobët se unë dhe u deshtë ta ndërroja klubin dhe të kaloj në KF Tekstili i cili garonte në Ligën Rajonale të Gjilanit”, kujton Afrim Ibrahimi-Coli pas 40 vitesh.

Kombinati i Tekstilit sektori për kulturë kishte formuar KF Tekstili, në këtë mes u gjenden shumë futbollist shqiptarë të cilët kishin një talent të jashtëzakonshëm.
“KF Tekstili ishte një ngushëllim për shumë futbollist e talent shqiptarë, kishim kushte të mira dhe zhvillonim futboll cilësorë me shumë bashkëlojtarë të ndershëm dhe talenta ku edhe sot e asaj dite kemi kontakte të vazhdueshme duke i evokuar ato ditë të rinisë”, thekson me nostalgji Afrim Ibrahimi.

GRANDEMALL

Afrimi si nxënës i shkollës së mesme gjatë vitit 1981 nuk pajtohej me regjimin serb, ai shpërndante afishe nëpër shkolla e lagje siç ishin: “Këngët e Lirisë”, “Liria”, “Vatani”, “Dielli”, e shumë fletushka tjera.
“Ne përpos që luanim futboll në atë kohë nuk pajtoheshim me regjimin serb, kështu që për ta vetëdijesuar popullin shpërndanim afishe të llojeve më të ndryshme dhe për këtë jam shumë krenar, kam qenë i rrahur shumë herë nga njerëzit e UDB-së por në jetë asnjëherë nuk jam penduar”, shprehet Ibrahimi.

Me suprimimin e gjithë jetës në Kosovë nga shteti serb gjatë viteve të 90-ta kur punëtorët, sportistet dhe çdo gjë që ishte shqiptare largohet me dhunë nga vendet e punës nga stadiumet e futbollit, Afrimi vazhdoi me paralelizëm duke luajtur futboll të vogël në KF Albulena dhe duke arritur rezultate të kënaqshme.

Gjatë viteve të 90-ta, ish-futbollisti Afrim Ibrahimi-Coli detyrohet ta braktisë Kosovën për shkak represionit që bënin mbi të.
“Më kujtohet ajo ditë kur e braktisa Kosovën, familjen e shoqërinë, isha shumë i mërzitur po braktisja çdo gjë të fëmijërisë por isha krenar se në ilegalitet do të kontribuoj edhe më shumë për vendin tim, për familjen, shoqërinë e bashkëlojtarët e mi të cilët kanë qenë si familja ime”.

Ish-futbollisti Afrim Ibrahimi-Coli, sot jeton në shtetin Helvetik të Zvicrës në Basel, ai është krenar që ishte futbollist dhe që sado pak kontributi i tij gjatë atyre viteve tejet të vështira të popullit shqiptarë ka bërë që ne sot po jetojmë të lirë në shtetin e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.