Uji Dea

AFP: Majlinda Kelmendi, superylli i xhudos që bashkon Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kur vendlindja e Majlinda Kelmendit e zbuloi statujën e saj, ajo u pa jo vetëm kampione olimpike e xhudos, por edhe një simbol i shpresës për Kosovën.

30-vjeçarja në karrierën e saj ka fituar medaljen e artë në Rio, derisa këtë shpreson se do ta përsërisë edhe në Tokio.

Por, Kelmendi përballet me më shumë presion se sportistet tjera – ajo është medalistja e vetme olimpike në historinë e Kosovën dhe është idol për shumë njerëz në Kosovë.

Kelmendi e mban lehtë presionin, derisa sportistja nga Peja është rrëfyer për pritjet e saj.

“Ishte shumë më e vështirë për mua në Rio se sa sot kur po bëhem gati për Tokio”, thotë ajo.

“I gjithë presioni ishte mbi mua”, tregon Kelmendi për AFP, përcjell Zeri.info.

“Sot, jam më e relaksuar dhe nuk jam vetëm. Jemi pesë xhudiste dhe të gjithë po garojmë për medalje dhe të paktën njëri prej nesh do të ketë sukses”, potencoi Majlinda Kelmendi.

Përveç medaljes olimpike, Kelmendi është shpallur kampione edhe në kategorinë 52 kilogramë në të gjitha garat.

“Çfardo që të ndodhë, ëndrra ime është realizuar. Medalja në Rio ishte e veçantë”, vazhdon ajo.

Kelmendi filloi me stërvitje në kohën e luftës, kur regjimi i dhunshëm serb i Slobodan Millosheviqit kishte mbaruar.

ARKATANA

Trajneri i saj, Driton Kuka e dinte se ajo kishte një talent.

“Ajo ishte e veçantë kur filloi për herë të parë dhe ende vazhdon të jetë e tillë”, thotë Kuka.

Peja ishte dëmtuar rëndë në luftë dhe stërvitjet ishin të vështira.

“Kur filluam, u ndjeva shumë mirë. Prindërit e mi ishin të lumtur që ia nisa sportit”, kujton Kelmendi.

Të dy prindërit e saj ishin sportistë.

Nëna e saj, Fikretja, ishte ajo që provoi artet marciale, duke praktikuar karate për disa muaj.

Kurse, babai i Kelmendit, Ismeti ishte një ish-futbollist.

Mbështetja e prindërve ishte thelbësore, pasi ata e inkurajuan atë, derisa ajo udhëtoi nëpër botë për të fituar medalje.

Në fillim të këtij viti, Kelmendi ishte ndër të ftuarat e para nga presidentja Vjosa Osmani pas inaugurimit të saj.

Disa madje kanë sugjeruar se karriera e saj mund ta ndihmojë Kosovën për ta njohur si një shtet i pavarur. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.