Fundamenti

AFP: Albin Kurti, rebeli që ëndërron të bëhet kryeministër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dikur quhej Che Guevara i Kosovës. Albin Kurti ka udhëhequr demonstratat në rrugë, ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe ka qenë i burgosur politikisht. Kështu e nis një shkrim AFP-ja dedikuar liderit të Vetëvendosjes.
Kurti sot vesh kostum dhe e ka modifikuar veten si social-demokrat që ëndërron të bëhet kryeministër, shkruan AFP-ja, transmeton Gazeta Express.

AFP-ja shkruan se Kurti u bë i njohur nga rruga gjatë protestave studentore të shqiptarëve kundër regjimit të Millosheviqit.

Njëzet vjet më pas, Kurti udhëheq partinë opozitare, ndërsa në artikull përmendet protesta e 29 shtatorit, të cilën e organizoi VV për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve dhe për ta kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi si kryenegociator të dialogut me Serbinë.

Eco Higjiena

“43-vjeçari drejton shumë përkrahës të Vetëvendosjes së tij. Një protestë antiqeveritare në shtator ishte një nga më të mëdhatë e dekadës”, thuhet më tej.

AFP-ja përmend se disa protesta të Vetëvendosjes kanë devijuar në dhunë ku mbështetës të Kurtit ka raste kur kanë hedhur koktej molotovi Kuvendit dhe kanë rrokullisur veturat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it.

“Do të isha i drejtë. As i fortë e as i dobët”, ka thënë Kurti për AFP. /Express