Fundamenti

Afirmimi i lëndëve fetare nëpër shkollat shqipe të Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot, në lokalet e KBI-së në Preshevë, koordinatori i lëndës fetare Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, mbajti një takim konstruktiv me punëtorët arsimorë të mësimit fetarë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi me zhvillimin e lëndës fetare nëpër shkollat shqipe, përgatitjet për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë, si dhe aftësimi i nxënësve me njohuri rreth fesë islame.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, ndër të tjera theksoi se lënda fetare nuk është misionare, por informative. Punëtorët arsimorë, duhet t’i informojë dhe mësojnë për rolin dhe rëndësinë e lëndës fetare e jo t’i bindin ata të involvohen në proceset fetare. Lëndën fetare mund ta ndjekin edhe nxënësit, që i takojnë konfesioneve tjera, por që shprehin dëshirë për të mësuar për të mirat e fesë Islame”.

ARKATANA

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, porositi mësimdhënësit t’i përmbahen rregullave të arsimit e mos të anojnë nga ndikimet politike, të cilat shkollat tona i kanë politizuar tej mase.

Në fund të këtij takimi, u shtrua nevoja e organizimit të takimeve në nivel të tri komunave, të cilat do të ndikojnë shumë në avancimin e procesit mësimor të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe, njofton Qendra Informative pran BIPBM-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.