Afërditën e duan në Majami

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, kohën e fundit është shkëputur nga angazhimet e saj në muzikë, për t’iu përkushtuar modelimit.
Ish e fejuara e këngëtarit Shpat Kasapi, që ka prezantuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss Universe”, ka disa javë që i është rikthyer Amerikës, ku është angazhuar në disa projekte mode.
Ajo po qëndron në Miami, ku është edhe baza e agjencisë së modeleve CGM me të cilën modelja punon, transmeton Indeksonline.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dreshaj ka bërë të ditur se kjo kompani i do modelet shqiptare,e veçanërisht atë dhe Anxhela Martinin.(BW)