Eko Higjiena

Afërdita po kthehet në shtëpi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, duket se është përmalluar për vendin e saj. Këtë mall ajo po mendon ta shuajë me vizitën që do t’ia bëjë mëmëdheut të saj. Kështu së paku ka treguar vet këngëtarja përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Twitter’, transmeton Tribuna.

Në këtë foto, Afërdita shihet që është duke shikuar bregdetin e Sarandës. “I cant wait to see my beautiful Albania soon…. #comingsoon #mylove #motherland”, ishte shkrimi i saj.

Uji Dea

Këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar me udhëtime rreth e rreth botës dhe kjo gjë ka bërë që ajo të mos jetë prezente në trojet shqiptare. Po ashtu, edhe lidhja me hokeistin çek është një faktor kyç që Afërdita të jetë larg atdheut.