RCCOLA

Afërdita ‘pishman’ që u nda nga Shpati

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bukuroshja Afërdita Dreshaj, Miss Kosova 2011, e cila tani i ka hyrë edhe industrisë së muzikës, së fundmi duket të mos i ketë punët mirë me jetën sentimentale. Ajo pas një lidhje relativisht të gjatë, u nda nga këngëtari Shpat Kasapi.

Edhe pse jo e konfirmuar, shkak ishin fotografitë e postuara në mediat amerikane, ku ajo shihej e shoqëruar në një jaht me aktorin e madh holliwoodian Leonardo Di Caprio.

UBT

Në mesin e postimeve të shpeshta që bënë në profilin e saj privat në Twitter, veçohet një i fundit, ku ajo shkruan.

“Ne mësojmë nga gabimet tona, por nuk duhet t’i përsërisim ato”. Nuk dihet nëse me këtë ajo e ka fjalën për vete, gabim i cili i kushtoi me prishjen e një dashurie të gjatë. /reporteri /