FIDANISHTJA

“Afërdita” e Kishnapoles prezanton vlerat tradicionale në Frashër të Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shkolla fillore “Afërdita” nga Kishnapola ka marrë pjesë në promovimin e vlerave kulturore artistike në Frashër të Shqipërisë derisa nxënësit e kësaj shkolle me shumë sukses i kanë prezantuar vlerat tradicionale kombëtare të regjionit të Gjilanit.

Një grup i nxënësve të shkollës fillore “Afërdita” nga Kishnapola kanë marrë pjesë në Frashër të Shqipërisë ku kanë prezantuar suksesshëm vlerat tradicionale kombëtare të regjionit të Gjilanit.

ARKATANA

Ramadan Mehmeti në emër të kësaj shkolle ka falënderuar vëllezërit shqiptar në Frashër. “Më lejoni që në emër të nxënësve, të kolegëve arsimtar të shkollës fillore “Afërdita” nga Kishnapola, të falënderojë organizatorin e takimit zotin Tomor Kotorin, për ftesën që na ka bërë, Drejtorisë Komunale të Arsimit Gjilan, Drejtorit Nazim Gagica, Kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri si dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Republikës së Kosovës si sponzorizues për realizimin e projektit: “Promovimi i vlerave kulturore – artisike”, të jemi pjesëmarrës në ketë takim tashmë tradicional. Me gjithë vështirësitë gjatë rrugës së gjatë, dëshirës së madhe për të marrë pjesë në takim të shohim, njohim për së afërmi vendlindjen e rilindasëve tanë kombëtar dhe këtij populli bujar dhe punëtor ku me të drejtë i madhi Naim ka thënë: “Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”. Këtu erdhëm të prezantojmë vlerat tradicionale kombëtare të regjionit të Gjilanit” ka thënë Ramadan Mehmeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.