Aferdita Dreshaj: Shqiptarët i futin hundët gjithkund

Afërdita Dreshaj, është shqetësuar kohët e fundit dhe është nervozuar me njerëzit që po merren me të.
Këngëtarja dhe modelja Dreshaj, është zënë shpesh në gojën e mediave për ndarjen e saj nga i dashuri i saj Shpat Kasapi.
Por bukuroshes, Dreshaj si duket është duke i penguar që mediat dhe njerëzit po merren me të. Ajo madje në një shkrim të saj në rrjetin social facebook i ka porositur të gjithë që ti shikojnë punët e tyre.
Dreshaj madje ka ironizuar me ‘shqiptarët’.“O zot po vetëm njëherë bre vetëm njëherë ju kërkoj të shikoni punët e juaja dhe Përdorini Hundët vetëm për të marr frymë e jo për ti Fut gjithkund !! Nuk ka ndryshim ne jemi Shqiptar :D”, ka shkruar Afërdita Dreshaj në rrjetin social facebook. (ORAinfo)