UBT

Afërdita Dreshaj nuk e harron Ilir Shaqirin

/ 2 minuta lexim

Pas shumë e shumë thashethemeve për ndarjen e saj nga Shpat Kasapi, Afërdita Dreshaj u kthye nga Amerika për disa ditë në Tiranë, ndërkohë që këto ditë ka nisur një tur tjetër nëpër Europë.

E duket se fundin e lidhjes me Shpatin që, sipas “The Sun” e sollën fotot e botuara në faqet e saj me Leonardo di Caprion, Afërdita po e përjeton me optimizëm. Kështu, një nga miqtë e saj më afërt duket se është balerini i famshëm, Ilir Shaqiri, me të cilin Afërdita krijoi miqësi gjatë spektaklit “Dancing with the stars”, vitin e kaluar, ku ai gjykonte perfomancat e saj. Ata janë parë të drekojnë bashkë në Tiranë që nga momenti që janë njohur në spektakël, aq sa tashmë duket se miqësia e tyre po vazhdon të thellohet edhe më shumë tani, pas ndarjes së saj nga Shpati.

UBT

Disa javë më parë, Afërdita u shfaq e qeshur dhe në formë perfekte në bregdetin shqiptar, ndërsa ka njoftuar fansat se është gati të publikojë klipin e saj të ri. Ndërsa Iliri, pasi u largua nga Shqipëria, me përfundimin e obligimeve e tij në televizion vitin e kaluar, pushoi në Afrikë me bashkëshorten italiane, Emanuela dhe vajzën Emili.

Balerini i njohur në Itali e ka pohuar vetë se, për shkak të angazhimeve të tyre gjithmonë në lëvizje, ai dhe Emanuela, një aktore e njohur telenovelash në Itali, janë një çift që kalojnë shumë pak kohë bashkë me njëri-tjetrin.(tribuna)