Fundamenti

Afërdita braktis Shqipërinë ditën e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ka kohë që angazhimin e saj përveç në Paris e Turqi, modelja e shndërruar në këngëtare Afërdita Dreshaj, e ka shtrirë edhe në Tiranë. Por ajo ka vendosur që për pak ditë të pushojë në Kosovë, ndërsa këtë të diel ajo nuk do të qëndrojë në qytetin e saj të zemrës.

“Meqenëse nuk mund të votoj të dielën, do ik në Kosovë! Shpresoj të fitoj më i miri..e dini kush është më i miri!! #shqipëria #voto #më i miri”, ka shkruar bukuroshja përmes ‘Twitter’.

Uji Dea

Ndryshe këngëtarja shumë shpejt do ta sjellë duetin e saj me Lumi B, për të cilin beson se do të pritet shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj.