Fundamenti

Afera e “Blic”-it – shpifje për ta prishur imazhin e Tërnocit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta me tirazh më të madh në Serbi “Blic”, këtyre ditëve, ka ndotur opinionin me gënjeshtrat më të poshtra kundër Tërnocit, duke e quajtur atë me të padrejtë “vendbanim ku depërton çdo ditë nga një ton e gjysmë drogë dhe aty ku nuk depërton çizmja e xhandarit”.

Këto shpifje ordinere të “Blic”-it dhe gazetarit të saj, i cili e njeh mirë Tërnocin, kanë ngjallur iritime dhe reagime të ashpra, jo vetëm nga banorët tërnocas, por edhe nga strukturat shoqërore politike deri në rang peticioni dhe proteste paqësore.

Këtyre reagimeve i u janë bashkuar edhe kolegët shqiptarë të gazetarit të “Blic”-it, i cili me informata të rreme dhe tendencioze, kanë njollosur vendbanimin më të madh shqiptarë jo vetëm në Luginë, por edhe në Serbi.

Kjo aferë e “Blic”-it, nuk është më pak e urryer se sa shkrimet e mëhershme të gazetave shtetërore si “Politika”, “Veçernje Novosti”, pastaj ato të pavarura si “Kurir” etj, që Tërnocit e paraqesin si një vend ku lulëzon kontrabanda me armë, drogë e qenie njerëzore.

Eco Higjiena

Të gjitha këto shkrime të shtypit të verdhë si “Blic”-i, kanë për qëllim ta prishin imazhin e Tërnocit, duke krijuar një fotografi të keqe për një vendbanim, i cili dallohet për bujari e mikpritje.

Po ashtu, shkrimet e tilla kanë për qëllim krijimin e një klime të mosbesimit e të urrejtjes ndaj Tërnocit, për të përligjur aksionet e policisë e xhandarmërisë, kinse për të kërkuar drogë e armë në emër të aksionit anti-krim.

Ky shkrim i “Blic”-it, na kujton shkrimet e mëhershme, që nga koha e bombardimeve e këndej, duke e nxjerr Tërnocin në opinion publik serb si një vend i lulëzimit të shfercit, kontrabandës me armë e drogë, vend ku sic thuhej nëpër këto gazeta proqeveritare: “Në Tërnoc pihet çaj me drogë” e slogane të tjera tendencioze, qëllimkëqija dhe anticivilizuese.

Po, Tërnoci nuk i duron këto kualifikime të tilla, të cilat do t’i denoncoj me fakte, duke i nxjerrë para drejtësisë jo vetëm gazetarin e “Blic”-it, por gjithë ata që me informata të rreme i ushqejnë mediumet në rajon. /ternocipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.