HW

Afër numrit rekord të pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sezoni turistik në Shqipëri pothuajse ka përfunduar, ndërsa edhe këtë sezon numri i pushuesve nga Kosova jo vetëm që ka ruajtur trendin e një viti më parë, por prognozat e afërta bëjnë fjalë për tejkalim të shifrave të para një viti.

Sipas shifrave të vëna në dispozicion për “Kohën Ditore” nga drejtoritë rajonale të kufirit për Kukësin e Shkodrën për periudhën 1 qershor – 14 gusht rezulton se kanë hyrë në Shqipëri përmes pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morin rreth 685.616 shtetas, kryesisht nga Kosova, me 174.666 automjete.

Por drejtori rajonal për kufirin në Qarkun e Kukësit, Ndue Doçi tha për gazetën se kjo shifër mund të jetë më e lartë, pasi në periudhë piku, kur janë krijuar radhë të gjata, automjetet me targa të Kosovës janë lejuar të kalojnë pa u regjistruar.

FIDANISHTJA

Megjithatë, shifrat e publikuara në këtë mes gushti, ku mbeten edhe dy javë deri në përfundim të sezonit turistik, ose më saktë të përfundimit të turizmit të rërës dhe diellit, tregojnë së për shqiptarët e Kosovës bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet si destinacion i pandryshuar edhe për këtë sezon, me gjithë luftën mediatike për çmime të larta në bregdetin e Shqipërisë. Megjithatë, thuhet se shkrimet në media dhe në rrjetet sociale për çmime të lartë në bregdetin e Shqipërisë nuk kanë lënë pa e bërë efektin, pasi ndryshe nga vitet e tjera, rreth 25.35% e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit në Kukës, llogariten të kenë kaluar transit për në plazhin e Ulqinit përmes pikëkalimit kufitar Muriqan-Sukobinë.

http://koha.net/?id=27&l=71011

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.