KKVITI

Afër dëbimit përkundër frikës nga hakmarrja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pronari i një ferme të hortikulturës ka vetëm lëvdata në drejtim të shqiptarit.

Përkundër se ka qenë një punëtor shumë i dalluar në punën e tij e përkundër se ka frikë nga hakmarrja nëse kthehet, Gëzim Hysa pritet të kthehet në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.

Atë e mbron punëdhënësi, Thomas Heuser. Pronari i një ferme të hortikulturës ka vetëm lëvdata në drejtim të shqiptarit.

“Ai gjithmonë vinte në punë me rregull. Ai ka paguar qiranë e tij dhe unë nuk mund të kuptoj se pse ai do të dëbohet. Unë do t’ia jepja atij një kontratë të menjëhershme dhjetë-vjeçare”, thotë Heuser, që e ka cilësuar shqiptarin si punëtorin më të mirë.

Në vendlindjen e tij ai nuk mund të kthehet në asnjë rrethanë, për shkak se përballet me një hakmarrje, praktikë që ende vazhdon në Shqipëri.

“Gëzim Hysa ka jetuar vetëm në nënën e tij, pasi atë e kishte braktisur bashkëshorti i saj. Ai dhe nëna e tij ishin dëbuar nga shtëpia, pasi kishte kryer një krim, duke vrarë një femër. Por, ai ka vuajtur dhjetë vjet burg në Shqipëri”, thotë punëdhënësi gjerman.

Uji Dea

Megjithatë, në Shqipëri ende vlejnë zakonet e vjetra dhe ai frikësohet se kur të rikthehet në Shqipëri, e pret gjakmarrja.

Por, Gjykata Administrative në Dusseldorf ka bërë të ditur se ai nuk ka bazë se ai është i kërcënuar dhe kështu iu refuzua statusi i refugjatit.

Shqiptarët tashmë mund të dëbohen edhe në mes të sezonit të mbjelljes. “Gëzim Hysa menjëherë duhet të aplikojë për vizë pune, por ai nuk mund ta bëjë këtë, pasi ka kërkuar azil”.

Ai duhet të fluturojë në Ambasadën gjermane në Tiranë për të marrë leje pune, megjithatë gjasat që ai të punojë në Gjermani janë të vogla.

http://www.albinfo.ch/afer-debimit-perkunder-frikes-nga-hakmarrja/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.