KKVITI

Afër 3 mijë tonelata materie kimike “rrafshuan” Bejrutin, humbën jetën mbi 70 persona dhe mijëra tjerë u lënduan

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur sot kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, ku si pasojë kanë humbur jetën 73 persona dhe mijëra tjerë janë lënduar, shkruan Daily Mail.

Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka njoftuar se më shumë se 3.700 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit në portin industrial të qytetit, ku kimikale të rrezikshme mbahen nëpër depo, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:
​Djali papritmas bëhet i përgjumur, mjekët gjetën plumb në kokën e palestinezit 9-vjeç
Pamjet dramatike të filmuara rreth orës 6 pasdite, shfaqin tymin mbi zonën e goditur si dhe një re në formë kërpudhe që ngritet në ajër dhe mbulon tërë qytetin.

Dëshmitarët okularë kanë treguar për përvojën e tyre nga ky shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar madje 125 milje larg – në Greqi, shpërthim ky që ngjante me një sulm “me bombë bërthamore”.

Për shkak të zjarrit të madh ekipet e shumta të zjarrfikësve kishin dalë në terren, duke tentuar ta lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë shumë ndërtesa e shtëpi.

“Duket se ekziston një depo që ka materie që janë konfiskuar vite më parë dhe në mesin e tyre edhe një sasi tejet e madhe e eksplozivit”, ka deklaruar shefi i sigurisë Abbas Ibrahim.

Në anën tjetër ministri i Brendshëm pranoi se materiet kimike që ishin mbajtur në depo që nga viti 2004 mund të jenë shkak i shpërthimit, derisa ekspertët pajtohen se ato mund të kenë shkaktuar renë në formë kërpudhe.

Mediat lokale raportojnë se 2.700 tonelata kimikale kanë shpërthyer, duke bërë që një erë e “çuditshme” të përhapet në port dhe të alarmojnë zyrtarët shëndetësor për helmim masiv.

Kryeministri libanez Hassan Diab është zotuar se personat përgjegjës për këtë katastrofë do ta paguajnë çmimin e merituar – duke e shpallur të mërkurën ditë zie.

United Hospital

Në anën tjetër, Izraeli ka mohuar çfarëdo përfshije në këtë incident, madje i është bashkuar vendeve si Britania e Madhe, Franca, SHBA-të dhe shtetet e Gjirit duke i ofruar ndihmë Libanit në kohën kur vendi po përballet me krizën më të madhe ekonomike dhe financiare.

Zyra e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe, ka bërë të ditur se punonjësit e ambasadës së tyre në Liban nuk kanë pësuar ndonjë lëndim nga ky shpërthim.

E me milje larg, ballkonet e ndërtesave janë shembur nga shpërthimi i fuqishëm, duke bërë që edhe xhamat të thyhen dhe të mbulojnë rrugët e qytetit.

Aeroporti kryesor i Bejrutit që është gjashtë milje larg portit detar është dëmtuar nga shpërthimi, ku fotografi të publikuara më poshtë tregojnë se si pjesë të caktuara të objektit janë shembur.

Guvernatori i portit u ka thënë gazetarëve se nuk i di shkaqet e shpërthimit dhe se nuk ka parë dëme të tilla më parë në jetën e tij, duke i krahasuar këto skena me ato të Hiroshima dhe Nagasakit, ku këto qytete japoneze u sulmuan me bomba bërthamore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Charbel Haj, që punon në port tha se shpërthimi filloi me krismat e fishekzjarrëve dhe befasisht ndodhi edhe shpërthimi i fuqishëm.

Imazhet e publikuar shfaqin ndërtesat e shkatërruara përreth portit, nga i cili praktikisht gjashtë milionë banorë fitojnë bukën e gojë nga importimi i ushqimit.

E nga shpërthimi e kanë pësuar edhe spitalet që janë mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve që janë lënduar gjatë këtij shpërthimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.