RCCOLA

Afër 1 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 997.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Uji Dea

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.

Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/