Hidromorava

Afati i dytë për pranimin e studentëve në UP pas dy javësh

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – Pas dy javësh pritet të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës (UP) në afatin e dytë dhe parashihet që të ketë rritje të kuotës së pranimit nga Ministria e Arsimit.

Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të Arsimit, ka bërë të ditur se nga afati i parë kanë ngelur 4 mijë e 230 vende të lira në të gjitha njësitë akademike, mirëpo ka edhe drejtime të cilat e kanë plotësuar numrin për pranim. “Kemi marrë një kërkesë nga Rektorati me të cilën përveçse që njoftohemi për numrin e pranuar dhe kuotat e mbetura, kërkohet që të ketë rritje të kuotës së regjistrimit për afatin vijues”, ka thënë Gjoshi.

UBT

Sipas tij, Ministria e Arsimit ka angazhuar ekspertë brenda MAShT-it, të cilët pas një analize për nevojat e ekonomisë së tregut dhe të arsyetimit të kërkesës do të përcaktojnë kuotën për afatin e dytë.

Kuota nuk pritet të jetë me përqindje të njëjtë për të gjitha drejtimet nëpër njësitë akademike, por “varësisht nga nevoja”. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.