Uji Dea

Afat deri në vjeshtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ua ka rikujtuar liderëve shtetërorë luftën kundër krimit e korrupsionit, si dhe përfundimin e demarkacionit me Malin e Zi para pushimeve të verës, në mënyrë që të ecet përpara drejt integrimit evropian më së largu deri në vjeshtë. Nuland gjatë vizitës në Kosovë injoroi opozitën duke mos i takuar fare, derisa u takua me shoqërinë civile.

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, u ka kërkuar liderëve institucionalë në Kosovë që para pushimeve të verës ta ratifikojnë Marrëveshjen me Malin e Zi. Ajo ka thënë se vjeshta është afati i fundit kur Kosova duhet ta zërë momentin për integrim evropian.

Mobi Casa

“Zëri” merr vesh nga burimet e saj brenda takimit se Nuland ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, si dy liderët e partive në koalicionin qeverisës, që para pushimeve ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacion, ndërsa ka qenë e pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në nivel të lartë.

Pikërisht këto tri çështje, ngecjet në luftimin e korrupsionit, krimit dhe përfundimi i demarkacionit e kanë shtyrë diplomaten amerikane ta vizitojë të dielën Kosovën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.