Eko Higjiena

Afaristi që po mbahet në burgun zviceran rrezikon të ekstradohet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjykata Federale Penale, me vendimin e saj të marrë më 22 dhjetor 2017 ka mbështetur qëndrimin për ekstradim që mban Zyra Federale për Drejtësi (BJ) duke vlerësuar se është në përputhje me ligjin.

Një shqiptar nga Kosova, pronar i një kompanie të patumdshmërive, ndër më të mëdhatë në Zvicrën Qendrore, po mbahet në burgun e Lenzburgut, që nga qershori i vitit të kaluar. Ai nuk është i dënuar por mbajtja e tij në burg bëhet mbi bazë të një kërkese që autoritetet kosovare kanë bërë për ekstradim të tij në Kosovë, shkruan gazeta Luzerner Zeitung. Atje ai akuzohet për nxitje të një vrasjeje.

Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, kosovari në fjalë po përdor të gjitha mjetet e mundshme juridike për të shpëtuar nga ekstradimi gjegjësisht rënia në duar të autoriteteve kosovare.

KKVITI

Javën e kaluar, Ministria e Drejtësisë dhe Policisë (EJPD) i ka thënë gazetës se së fundi, Gjykata Federale Penale në Bellinzona ka marrë një vendim lidhur me rastin. Në fakt kjo gjykatë, me vendimin e saj të marrë më 22 dhjetor 2017 ka mbështetur qëndrimin e Zyrës Federale për Drejtësi (BJ) duke vlerësuar se është në përputhje me ligjin, përcjell albinfo.ch. Dhe ky qëndrim është në favor të ekstradimit në Kosovë të afaristit në fjalë.

Vendimi i Gjykatës Penale Federale ende nuk është i plotfuqishëm. Kosovari ka të drejtë që si mjet të fundit juridik të përdorë ankesën në Gjykatën Federale në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.

http://www.albinfo.ch/afaristi-qe-po-mbahet-ne-burgun-zviceran-rrezikon-te-ekstradohet-ne-kosove/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.