Aeroplani mbetet pa njërin motor – tmerr për pasagjerët
Pasagjerët e aeroplanit Jumbolino që po fluturonte nga Londra në Gjenevë në linjën e Swiss-it LX 445 kanë pësuar dje momente tmerri. Pas një kërcitje të zhurmshme, aeroplani është detyruar të aterronte dhunshëm në Stansted.
Shkaku i kësaj ndalese kishte qenë dalja nga funksionimi e njërit nga motorët e aeroplanit.
Në bord kanë qenë 96 udhëtarë dhe ata kanë treguar sjellje shumë të qetë me rastin e aterrimit, kanë thënë zëdhësnësit e Swiss, për mediet zvicerane. Se çka e ka shkaktuar dështimin e motorit mbetet të sqarohet.
Sidoqoftë, udhëtarët janë bartur nga Standsted në Londër me autobusë, në mënyrë që prej atje të merrnin një aeroplan tjetër drejt Gjenevës.