RCCOLA

Aeroplani i Jamesit “mbeti pa krah”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

James Berisha, i cili u bë i famshëm për misionin e tij“Flying for Kosovo” kërkon ndihë që aeroplani i tij të kthehet nga Egjipti në Kosovë

Aeroplani i pilotit shqiptaro-amerikan, James Berisha ka mbetur në kontinentin e Afrikës, ndërsa për rikthimin e tij në Kosovë, Berishës po i duhet asistencë. Nëpërmjet një komunikate për media, Berisha i cili u bë i famshëm për misionin e tij“Flying for Kosovo” kërkon ndihë që “zogu i tij fluturues” të kthehet në “fole”.

Siç thuhet në njoftim, aeroplani i James Berishës “Cessna 172 me numër të regjistrimit N2807L” nuk është në gjendje të tejkalojë detin Mesdhe për shkak të një problemi me shtypjen e vajit në motor, që teknikët në Egjipt e Sudan nuk kanë arritur ta rregullojnë.

Aeroplanit tani u janë çmontuar krahët për ta përgatitur atë për transport detar nga Egjipti në Evropë.

“Aeroplani në të cilin kam kaluar shumë orë duke fluturuar në 5 kontinente dhe kaluar 3 oqeane është tani pa krahë në Aeroportin El-Alaain ne Egjipt duke pritur dërgimin në port dhe pastaj me anije për në Evropë. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dy mujore për ta rregulluar problemin më shtypjen e vajit të motorit, N2807L-ja ende nuk është në gjendje të fluturojë”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare www.flyingforkosovo.com.

UBT

Çmontimi i këtij aeroplani, sipas tij, ishte vendimi më i vështirë që e ka marrë ai si kapiten.

“Si gjithmonë, unë jam vazhdimisht pa fonde dhe po përballem me një burokraci ekstreme dhe kosto të lartë, pasi që kjo është një derres e jashtëzakonshme. Por, unë kurrë nuk do ta lija N2807L prapa. Unë duhet ta kthej këtë zog të pavarësisë në shtëpi, tek njerëzit e vet, në Kosovë”, shkruan Jamesi.

Ky aeroplan, siç thotë ai, kurrë nuk e ka tradhtuar. “Kështu që edhe unë do t’i qëndroj pranë me shpresën që me arritjen në Evropë problemi do të rregullohet dhe ai do të kthehet në shtëpi përmes qiellit, vendit të cilit i përket”, shkruan piloti dhe lobuesi i pavarësisë së Kosovës, James Berisha.

Misioni për Kosovë, një vit më parë, këtij piloti i kishte kushtuar me disa muaj burg. Për shkak të një defekti të aeroplanit, Jamesi ishte detyruar të ulet dhunshëm në Eritrea, ku edhe ishte arrestuar nën akuzën për spiunazh. Në këtë shtet Berisha qëndruar disa muaj në burg.