UBT

Adrola Dushi rrëfen për momentet e vështira të jetës: Ka patur raste kur jam ndjerë që gjithçka u përmbys

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi i ka kushtuar një pjesë të kohës së saj fansave në Instagram duke iu përgjigjur disa pyetjeve më interesante të tyre.

Ish-Missi ka folur për shumë gjëra, teksa nuk ka hezituar që të rrëfej edhe periudhat e vështira nëpër të cilat ka kaluar.

Një nga ndjekësit e pyeti nëse ka patur raste kur ajo është dorëzuar dhe ka humbur shpresën, në përgjigjen e saj modelja u shpreh se kishte momente që është ndjerë në ‘errësirë’.

“Ka patur raste kur jam ndjerë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e risheh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ke në jetë për t’u ndjerë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur”, ka thënë Adrola.

Uji Dea

Ndërkohë, zeshkania simpatike ka treguar se aktualisht është duke punuar në një projekt të ri për të cilin nuk ka preferuar të sjell detaje.

“Ka kohë që po punoj për një projekt i cili ju përfshin edhe ju por akoma nuk jam gati të flas për të. Shpresoj shumë që të mirëpritet nga të gjithë kurdo që të jetë momenti të dalë në dritë”, u shpreh modelja.

Ndryshe, Adrola e cila komentohet edhe për jetën e saj private është nënë beqare e një djali, Troi. /Telegrafi/