Uji Dea

Adrian Bajrami zgjedhet kryetar i ri i Parlamentit Studentor në Universitetin “Kadri Zeka”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me fillimin e vitit të ri Akademik 2017/2018, sot edhe zyrtarisht merr mandatin si i pari i studentëve në Universitetin “Kadri Zeka”.

Adrian Bajrami është Student në Fakultetin Ekonomik nga radhët e Organizatës Rinia Studentore Kadri Zeka(RSKZ)Gjilan.

Në fjalën e tij të rastit ai u shpreh:

“Fillimisht dua t’i falënderoj të gjithë studentët për mbështetjen që na e kanë dhënë në zgjedhjet studentore, do të angazhohem maksimalisht që mos t’i zhgënjejë ata.
Zotohem se do te jem zë i fuqishëm i studentëve, do ta mbrojmë interesin e tyre dhe do të punojmë për përfaqësim sa më të denjtë për studentët.

Do të bëjmë çmos që t’i përmbushim detyrimet tona ndaj studentëve.

Eco Higjiena

Gjithsesi që do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat dhe menaxhmentin e Universitetit.”

“Falënderim i veçantë për kryetarin dhe strukturat e deri tanishme të PS-së që përfaqësuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së bashku do t’ia dalim që t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona që janë në interes të përgjithshëm.”

Ka shtuar Bajrami !