Hidromorava

Adresoni kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballen gratë në komunitet si dhe dhunën në familje në përgjithësi

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Është mbajtur diskutim me temë “Dhuna ndaj gruas/dhuna në familje – shkelje e të drejtave të njeriut”. Sipas Koordinatores së NJKDNJ-së Nazmije Demolli Kastrati, dhuna në familje është formë diskriminimi.

Në këtë takim morën pjesë Dea Fetiu, Dorjeta Rukiqi – Asistente hulumtuese dhe Bridget Wright nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Koordinatorja e NJKDNJ Nazmije Demolli Kastrati, përfaqësues të komunës, zyrtarë policorë, mbrojtësi i viktimave nga prokuroria e shtetit, drejtori i QPS- së me bashkëpunëtor, punëtorët social, përfaqësues nga organizatat e grave, përfaqësuesja e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas, aktivist të shoqërisë civile, përfaqësuese nga Grupi i Grave të Kamenicës, Përfaqësuesja nga Qendra Kosovare për Siguri, Dea Fetiu tha se kjo QKSS ka filluar implementimin e projektit Gjinia, Paqja dhe Siguria, projekt ky që synon të adresojë kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballen gratë në komunitet si dhe dhunën në familje në përgjithësi.

“Projekti po ashtu synon të vetëdijësoi komunitetin dhe institucionet e vendit rreth pasojave të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe gjetjen e formave më të mira për adresimin e këtij problemi. Pjesë e aktiviteteve të këtij projekti është organizimi i takimeve me gra në nivel lokal, si ky takim që po e mbajmë sot për të diskutuar më shumë rreth shqetësimeve dhe rreziqeve me të cilat përballen gratë, përkatësisht dhunës në familje si dhe gjetjen e mënyrave më të mira për adresimin dhe raportimin e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas Koordinatores së NJKDNJ-së Nazmije Demolli Kastrati, dhuna në familje është formë diskriminimi.
“Dhuna është e patolerueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Lidhur me këtë temë kemi shumë për të diskutuar, sepse sot janë mbledhë akterët më relevant lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Andaj, i inkurajoj pjesëmarrësit që të parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të institucioneve lidhur me temën”, ka thënë ajo.

Hidromorava

Përfaqësuesit e institucioneve dhe pjesëmarrësit diskutuan rreth bashkëpunimit, ballafaqimit me rastet e dhunës në familje, ku pati diskutim të hapur mes grave dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe të sigurisë në lidhje me sfidat e sigurisë në komunitet, përkatësisht dhunës në familje.

Ndër të tjera gjatë diskutimit u tha se duhet adresuar kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballen gratë në komunitet si dhe dhunën në familje në përgjithësi.

Projekti po ashtu synon të ngrisë vetëdijen e komunitetit dhe institucioneve të vendit rreth pasojave të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe gjetjen e formave më të mira për adresimin e këtij problemi./rajonipress/