UBT

Adrenalina e Motoçiklizmit me 3 tetor në fshatin Stanishor

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Klubi i Motoçiklizmit “MC06” nga Gjilani, është mikpritës i edicionit të VIII-të, të motoristëve më të mirë në shtetin e Kosovës, i cili do të mbahet me 3 tetor në shpatijet e fshatit Stanishor ku pritet të jetë garë me plot emocione.

Tani e një kohë klubi i Motoçiklizmit “MC 06” nga Gjilani ka bërë të gjitha përgatitjet që kjo garë të mbahet siç është më së miri duke ju ofruar garuesve të gjitha kushtet që të arrijnë rezultate sa më të mira.

ARKATANA

Organizatori i kësaj gare njiherit edhe drejtori sportivë në Federatën e Motoçiklizmit në Kosovë, Alban Beqiri ka theksuar se të dielën do të jetë një festë dhe një garë si për garuesit poashtu edhe për shikuesit ku pritet të jetë një numër i madh i tyre. “Jemi përgatitur maksimalisht për këtë edicion të garave, do të jetë një festë e vërtet sportive për t`i shijuar bukurit të cilat i ofron Motoçiklizmi, ne kemi arritur ta përmirësojmë shtegun ku shikuesit munden t`i shohin garuesit nëpër shteg mbi 80%, garat do të zhvillohen në 5 kategori ndërsa komisioni i garës do të jetë shumë sy hapur që çdo garues të jetë i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme mbrojtëse”.

Beqiri ka bërë të ditur që do të ketë një numër të madh të garuesve ku do të ndahen garuesit sipas kategorive. “Me 3 tetor në shpatijet e fshatit Stanishor pritet të jetë një numër i madh i shikuesve ku do të jetë një festë, ndërsa në fund të garës fituesit do të shpërblehen me kupa e mirënjohje pasiqë kjo garë ka karakter të mbledhjeve të pikëve dhe në fund të vitit Federata do të shpallë më të mirët sipas pikëve me synim që në vitin e ardhshëm garuesit kosovar të marrin pjesë në garat Evropiane”. Gara do të ketë 5 kategori kompetitorësh, si: E1 (250ccm 2kohësh
– 450ccm 4kohësh)
– E2 (125ccm 2 kohësh
– 250ccm 4 kohësh) dhe
– Hoby (kategori e përzier me kompetitorë fillestarë).
– Junior Junior class

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.