RCCOLA

Adnan Januzaj, nga hero në zero!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Adnan Januzaj dikur konsiderohej si njëri prej talenteve më të mëdhenj në botë, teksa shkëlqente me Manchester Unitedin. Flitej se për të kishin shprehur interesim Barcelona e Bayern Munichu, shkruan Zëri.

Por, mesfushori kosovar shumë shpejtë u ‘shua’ si një meteor. Me t’u larguar trajneri David Moyes, talenti istogas nuk pa më dritë me sy.

Me Louis van Gaalin nuk e ka gjetur asnjëherë vendin e titullarit, ndërsa e pati një gjysmë sezoni dështues në huazim tek Borussia Dortmundi, përcjell Zëri.

Uji Dea

Ka edhe më keq. Përfaqësuesi belg ka përfunduar madje në ekipin U-21 të Manchester Unitedit, ku po luan rregullisht, pasi në ekipin e parë s’po ka vend.

Është e pabesueshme se si Januzaj, në vend se të përparonte, përkundër moshës së re, po bën hapa prapa në karrierë. E dhimbshme! /Zëri/