Mobi Casa

Adnan Januzaj mund të rikthehet në Premier League, por jo tek Manchester United

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas më shumë se 3 vitesh, Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi.

Mesfushori shqiptar që reprezenton Belgjikën, ka marrë oferta nga dy skuadra të Premier Leagues.

Bëhet fjalë për Southamptonin dhe Brightonin, transmeton Indeksonline.

Mobi Casa

Januzaj ka luajtur më parë të Angli me Manchester United ku kishte filluar karrierën si profesionist.

25 vjeçari aktualisht vlerësohet 10 milionë euro, sipas faqës së njohur ‘Transfermarkt’.

Ai ka kontratë me Real Sociedadin deri në qershor të vitit 2022.