Hidromorava

Adnan Januzaj kalon në ekipin e parë të United

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Supertalenti shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, është promovuar në ekipin e parë të kampionit të Anglisë. Ai do të bart fanellën me numër 44. Januzaj ka marrë besimin e stafit teknik të ekipit të parë të Manchester United pas paraqitjeve impresive këtë sezon dhe kalimin e tij në ekipin e parë e ka konfirmuar faqja zyrtare e kampionit të Anglisë.

Në komunikatën e klubit anglez Januzaj përshkruhet si lojtar me tipare të jashtëzakonshme, që pëlqen të mbajë topin dhe me precizitet të jashtëzakonshëm në goditjet standarde. Aftësia e tij për të lexuar lojën dhe për të futur në lëvizje bashklojtarët e bëjnë atë një prej mesfushorëve më me perspektivë në botë.

“Më pëlqen të luaj me top në këmbë. Ky është tipi im dhe jo tipi që mbrohet. Unë i marr ndërprerjet po ashtu dhe më pëlqen që të shërbej më së miri topat në zonë e t’u ndihmoj bashkëlojtarëve”, kishte thënë kohë më parë Januzaj.

FIDANISHTJA

Së fundmi Januzaj asistoi në ndeshjen U-21 ndaj ËBA-së, ku e ndihmoi Sean McGintyn të shënonte golin që zhbllokoi rezultatin e atij takimi.

Januzaj është produkt i akademisë së Anderlechtit dhe ai ka pasaportë belge.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.