Eko Higjiena

‘Adnan Januzaj e kishte idhull Lorik Canën, por babai i tij vendoste gjithçka’

/ 3 minuta lexim

Miku i ngushtë i Adnan Januzajt që nga koha kur këta të dy luanin për grupmoshat e reja të Anderlecht, Jonathan Kindermans kishte dhënë një intervistë interesante për ‘Daily Mail’ në tetor të vitit 2013.

Në mes të tjerash ai kishte folur për Kombëtaren të cilën do ta zgjidhte Januzaj aso kohe, shkruan Zëri.info.

Futbollisti me prejardhje nga Istogu ishte në dilemë për ta zgjedhur Belgjikën dhe Shqipërinë.
“Nuk mendoj se Januzaj do të zgjedhë të luajë për Anglinë. Kemi folur shpesh për ekipet kombëtare që ishin të interesuara për të, Anglinë, Belgjikën, Turqinë dhe Shqipërinë, por ai gjithnjë më fliste për Canën ai e kishte idhull atë. Unë i thoja, por ne kemi Kompany dhe Fellaini” dhe ai do të thoshte, “po, por Cana më pëlqen më shumë”, kishte thënë Kindermans.

Pasi Januzaj shënoi dy gola për Manchester United, tifozët e Belgjikës befas po marrin vëmendje duke u kujtuar për të.

Uji Dea

Ai mund të krijojë histori me Shqipërinë, t’i çojë ata në një turne evropian apo botëror dhe ata do të flisnin për të në 50 vitet e ardhshme, ndërsa Belgjikën, ai do t’i zgjidhte se dëshiron të jetë në turne të mëdha, por ai te Belgjika do të ishte vetëm një nga shumë lojtarët e shkëlqyer të Kombëtares së Belgjikës dhe që do harroej shpejt.
Lojtari i preferuar i Januzaj ishte Lorik Cana, ai ishte shqiptari i parë në Premierligë.

Nesë vendimi do ti takonte atij, ai ndoshta do ta zgjidhte Shqipërinë, por cilindo ekip kombëtar që ai zgjedh të përfaqësojë, do të jetë një vendim i marrë nën ndikimin e fuqishëm të babait të tij, Abedinit.

Me origjinë nga Kosova, Abedin ka qenë një ndikim i vazhdueshëm në karrierën e djalit të tij që kur ishte në klubin e tij të parë, Racing White Daring Molenbeek.

“Babai i tij ishte gjithmonë me të. Adnan ishte një djalë i lezetshëm dhe shumë i arsimuar. Në fushë ai kishte një super teknikë dhe ishte jashtëzakonisht mbresëlënës për moshën e tij. Të gjithë mund ta shohin se ai ishte i veçantë, por babai i tij gjithmonë vendoste për të dhe ai kurrë nuk vendoste me kokën e tij, madje edhe kur Januzaj vetë pyetej nga mediat se cilën kombëtare do të përfaqësoj ai thoshte me cilën të dojë babai ai vendos për mua”, shtoi ai./Zëri.info