UBT

Adnan Dibrani fiton çmimin „mërgimtari i suksesshëm“

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bëhet fjalë për deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin suedez, Adnan Dibrani, i cili sot ka marrë çmimin vjetor për mërgimtarin më të suksesshëm nga Ministria e Diasporës e Kosovës.

Në bazë të Ligjit të Diasporës dhe Mërgatës, Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, me rekomandim të komisionit pesanëtarësh, për kontribut të veçantë për mërgatën apo shtetin e Kosovës ndau çmimin vjetor për mërgimtarin/grupin më të suksesshëm të vitit, Adnan Dibranit, deputetit shqiptar në Parlamentin Suedez.

Dibrani ka shërbyer si deputet në legjislaturën e kaluar, ndërsa tani sërish garon për një mandat të dytë.

Hidromorava

Gjatë ndarjes së çmimit, Ministri Makolli, uroi që Dibrani të zgjidhet edhe njëherë si deputet në Parlamentin Suedez.

“Uroj që z. Dibrani fillimisht të zgjidhet si deputet edhe në legjislaturën e ardhshme të Parlamentit Suedez, e më pas me dëshirë do ta shihnim edhe si përfaqësues në Parlamentin Evropian”, tha Ministri Makolli, thuhet në një njoftim të MeD-it

Ndërsa Dibrani, duke falënderuar Ministrin e Diasporës për çmimin, tha se edhe pse tani për tani është duke jetuar dhe vepruar në Suedi, nu ke përjashton mundësinë që edhe të kthehet në Kosovë, vendin që, sikurse tha, nuk e ka harruar në asnjë moment.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.