ARKATANA

Admiri shënoi, Arsimi festoi në autobus

/ 3 minuta lexim
HW

Arsim Mehmedi ishte ulur afër ekipit kombëtar të shtunën e kaluar kundër Shqipërisë në stadiumin në Lens, kur telefoni i tij cingëroi. Shefi i tij i thotë: “Arsim, unë nuk mund të ju jap javën e ardhshme pushim, kështu që ju duhet të vini në punë”. Arsimi është vëllai i futbollistit shqiptar që luan për Zvicrën, Admir Mehmedit dhe është gjashtë vjet më i vjetër, shkruan “Blick”.

Historia e vëllezërve Mehmedi, ku Admiri luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, derisa Arsimi është shofer autobusi në Winterthur

Arsim Mehmedi ishte ulur afër ekipit kombëtar të shtunën e kaluar kundër Shqipërisë në stadiumin në Lens, kur telefoni i tij cingëroi. Shefi i tij i thotë: “Arsim, unë nuk mund të ju jap javën e ardhshme pushim, kështu që ju duhet të vini në punë”. Arsimi është vëllai i futbollistit shqiptar që luan për Zvicrën, Admir Mehmedit dhe është gjashtë vjet më i vjetër, shkruan “Blick”, transmeton albinfo.ch.

Ai është shofer i autobusëve në Winterthur. Pas telefonatës ai anulon qëndrimin në Lens dhe udhëton 750 km për në Winterthur për t’u rikthyer në punë. Për fat të keq, orari i punës fillon në ora 14:00, derisa Zvicra po luante me Rumaninë nga ora 18:00. “Ishte ora 19:15 dhe isha në ndalesën e fundit në Rosenberg”, thotë Arsimi, duke shtuar: “Kisha një radio të pajisur me telefon dhe kështu provova të lidhem me ndeshjen”. Ky ishte momenti kur Admiri godet dhe shënon. Ai barazon rezultatin në 1:1. Admiri është futbollisti i parë që shënon për Zvicrën në një Kampionat Botëror dhe Evropian.

Mobi Casa

“Kam bërtitur me zë të lartë. Udhëtarët ishin të habitur dhe më pyetën çfarë ndodhi. U thashë me krenari se vëllai im ka shënuar dhe të gjithë ishin të kënaqur me mua”, transmeton albinfo.ch. Ata tashmë flasin shpesh në telefon. “Ai është vëllai im i vetëm. Ne jemi të lidhur shumë, sepse ai gjithmonë më ka mbrojtur mua. Ai ka punuar shumë dhe ia ka arritur qëllimit. A jemi të ndryshëm? Ai luan futboll, kurse unë drejtoj autobusin”.

14 vjet më parë familja Mehmedi erdhi nga Ticino në Winterthur. Si çdo familje shqiptare edhe ata u ballafaquan me vështirësi, ku Arsimi ishte 17-vjeçar. Vetëm ai punonte dhe babai i tij. Fillimisht në një restorant, pastaj në një fabrikë dhe tash si shofer autobusi., përcjell albinfo.ch

Ai shpreson që Admiri të shënojë përsëri dhe është shumë krenar me vëllain e tij./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.