FIDANISHTJA

Admirali Foggo: NATO nuk është e shqetësuar për stabilitetin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s, admirali James G. Foggo, nuk është i shqetësuar për stabilitetin në Kosovë dhe thotë se “NATO respekton neutralitetin e Serbisë dhe lidhjet e saj politike dhe ushtarake me Rusinë”.

Admirali Foggo i tha Radio Televizionit Serbisë se “NATO e shpreh qartë dëshirën për zgjerim në rajon, por që nuk ka konflikt interesi”.

“Ne jemi në Partneritetin për Paqe, dhe kjo është e shkëlqyer. Në Statutin e Aleancës shkruan se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve është sulm mbi të gjithë. Megjithatë, misioni i NATO-s është, para së gjithash, mbrojtja dhe parandalimi i konflikteve. Pranimi i Malit të Zi i ka kontribuar sigurisë së kufijve të rajonit”, tha Foggo, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse NATO do ta kryejë mirë punën e saj kur bëhet fjalë për sigurinë në Kosovë dhe rajon, Foggo tha se më shumë se 4,000 ushtarë të KFOR-it “po i kryejnë shumë mirë detyrat për garantuar sigurinë”.

FITORJA

“Për këtë siguri, në radhë të parë është kompetente Polica e Kosovës, pastaj EULEX-i dhe KFOR-i. Detyra e tyre është të parandalojnë destabilizimin dhe dhunën”, tha Foggo.

Në konstatimin se Departamenti i Shtetit paralajmëroi amerikanët për sigurinë në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, i cili u pasua nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, Foggo vuri në dukje se bëhet fjalë për një krim që duhet të dënohet, por që nuk është i shqetësuar për stabilitetin në Kosovë.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një krim, autorët e të cilit duhet të gjykohen. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ndjeshëm e ka qetësuar situatën pas këtij rasti, me vizitën e tij në Kosovë. Kjo i kontribuoi edhe përcaktimit për të vazhduar dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Departamenti i Shtetit herë pas herë lëshon paralajmërime të sigurisë edhe për pjesë të tjera të botës. Nuk jam i shqetësuar për stabilitetin në Kosovë. Nesër do të shkoj atje”, përfundoi Foggo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.