UBT

Admirali Ferguson: SHBA do vazhdojë ta ndihmojë FSK edhe në të ardhmen

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në një takim pune Komandantin e Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III, thuhet në një kumtesë të FSK-së.

Sipas kumtesës, gjeneral Rama, falënderoi admiralin Ferguson për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e mirë me Gardën Kombëtare të Ajovës, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast Komandant Rama, vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in që po zhvillohet në shumë fusha.

Fundamenti

Komandanti i FSK-së më pastaj e njoftoi admiralin Ferguson, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, në të gjitha fushat, bashkëpunimin që ka me shumë shtete si dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në ushtrime dhe trajnime regjionale dhe ndërkombëtare.

Po ashtu Komandanti i FSK-së, e njoftoi admiralin Ferguson më gjerësisht me zhvillimet aktuale në FSK, duke u fokusuar tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Nga ana e tij, admirali Ferguson, shprehu kënaqësinë për vizitën në FSK, për pritjen dhe njëherë theksoi se SHBA-të, edhe në të ardhmen do ta ndihmojnë FSK-në.
Në këtë takim Komandanti i FSK-së shoqërohej nga gjeneral brigade Zymer Halimi, kolonel Ilir Qeriqi dhe Major Berat Shala. Admirali Ferguson në takim shoqërohej edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, koloneli Kay Hasson, zoti Xhef Firing (Jeff Fearing) si dhe zyrtarë dhe oficerë të tjerë të lartë, thuhet në kumtesë. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.