UBT

Admir Mehmedi: Më pëlqen roli i sulmuesit qendror te Wolfsburgu

/ 2 minuta lexim

Admir Mehmedi është një prej lojtarëve shqiptar që paraqitet me sukses në ligën elitare gjermane.

Sulmuesi shqiptare ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane, Blick.ch teksa ka folur për shumëçka rreth karrierës prej futbollisti, por edhe jetës private.

Ai tashmë ka një rol të ri te skuadra e Wolfsburgut duke u zhvendosur nga pozita e sulmuesit anësor në një sulmues qendror.
Futbollisti ka pohuar se ndihet mirë edhe në rolin e ri duke thënë se është më i lirë në këtë pozitë në fushë.

“Po, kjo më bën të ndihem shumë mirë. Unë jam shumë më i lirë në qendër se sa kur isha anësor”, tha fillimisht lojtari.

Fidanishtja

“Së pari duhet të përpiqemi të bëhemi më të qëndrueshëm. Edhe shënimi i golave në minutat e hershëm do të ishte fantastike. Në fundjavë ne fillojmë fazën e re të kampionatit kundër Schalkes. Fokusi ynë është në këtë lojë, do të jetë mjaft e vështirë”, tha ai.

Theksojmë se futbollisti ka kontratë të vlefshme me Wolfsburgun deri në qershor të vitit 2022 dhe ka theksuar se do të dëshironte ta përfundonte në këtë ekip karrierën prej lojtari profesionist.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani për ‘ujqërit’ ka pasur 15 paraqitje duke shënuar katër gola. /Telegrafi/