Uji Dea

Administrata Tatimore e Kosovës mbush 21-vjet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar me datën 17 janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga tetori i vitit 2001 deri në shkurt të vitit 2003, kishte bashkëdrejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit.

Më 18 shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e drejtorit të ATK-së një vendor.

Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN.

Gjatë historikut të shkurtër të saj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale e cila në pjesën më të madhe të saj është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare.

FIDANISHTJA

Legjislacioni tatimor i Kosovës është pranuar si nga FMN-ja, ashtu edhe nga Komisioni Evropian si legjislacion transparent dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare.

Me gjithë zhvillimin e vet dhe asistencën e dhënë, ATK ende duhet shumë për të bërë që të jetë Administratë Tatimore moderne, eficiente dhe një organizatë prijëse shtetërore në Kosovë.

Administrata Tatimore e Kosovës është agjencion ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Financave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.