Administrata për “dosta e akraba”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vetëm gjatë muajit të fundit dy ministra kosovarë janë “zënë me pëlë për dore” duke i punësuar këshilltarët e tyre politikë në administratën shtetërore. Përzgjedhja e stafit politik në pozita të shërbyesve civilë është në kundërshtim me kërkesat e BE-së. Opozita fajëson Qeverinë se e ka bërë administratën “degë të partisë”.

Ndonëse Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që në administratën publike të Kosovës të dominojë konkurrenca e vlerës dhe jo nepotizmi dhe militanizmi partiak, duket se ky mesazh ka hasur në vesh të shurdhër. Madje drejtuesit e dikastereve në Qeverinë e Kosovës për “inat të BE-së”, në vijimësi e kanë shfrytëzuar asministratën publike si sektor rehabilitues për bashkëpartiakët.

KKVITI

Pothuajse nuk ka ministër në Qeveri të Kosovës për të cilin nuk është raportuar se si i ka punësuar në poste të ndryshme në administratën shtetërore, këshilltarët e tij politikë, kushërinjtë, dostat e akrabatë, ndërsa shpalljet dhe përfilljet e konkurseve publike janë vetëm për “sy e faqe”, shkruan zëri.

Rastet kur personat politikë “konvertohen” në zyrtarë shtetërorë, përkatësisht përfitojnë pozita të larta në administratën shtetërore deri më tash janë raportuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe në dikasteret e tjera, Ministrinë e punëve të Brendshme, në Ministrinë e Infrastrukturës etj./Indeksonline/