Eko Higjiena

Administrata e UP-së: O rritje pagash, o protestë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Rreth 470 punëtorë administrativë të Universitetit të Prishtinës nuk kërkojnë rritje të veçantë pagash, por kërkojnë të marrin ngritjen prej 30%, që u takon që nga viti 2011, në bazë të Rregullores për të ardhurat personale.

Sipas sindikalistëve të UP-së, kjo kategori e punëtorëve është e shkelur nga shteti, e më së shumti nga Rektorati, pasi nuk janë munduar asnjëherë t’ua kthenin pagesën që në fakt u takon.

Kryetari i sindikatës, Bardh Bardhi, ka thënë se gjatë takimeve, rektori Ibrahim Gashi u kishte premtuar se pagesat do të kryhen, duke filluar nga janari i këtij viti në mënyrë retroaktive, por këtë premtim nuk e mbajti.

Hidromorava

Ndërkaq nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka njoftuar se tashmë është nënshkruar një peticion prej rreth 400 punëtorëve administrativë, e po ashtu prej profesorëve, në mënyrë që sa më shpejt të merret një vendim, sipas tij, për këtë shkelje ligjore.

Ndonëse vendimi ekziston, sipas informacioneve që i ka rektori Ibrahim Gashi, administrata e UP-së nuk është përfshirë në rritjen që ka ndodhur prej 30%./koha/