Administrata e Kamenicës do të mësojnë gjuhën e njëri tjetrit
Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të mërkurën ka pritur përfaqësueset e qendrës Evropiane për çështje minoritare në Kosovë, Andrea Najvirtova dhe Nejla Ayvazi, si dhe Koordinatoren për sigurimin e zbatueshmërisë – Zyra e Kryeministrit, Safete Graiçevci.
Andrea Najvirtova, menaxhere e projektit në qendrën evropiane për çështje minoritare në Kosovë, prezantoj shkurtimisht projektin për mbajtjen e kursit për punëtorët e administratës që kanë nevojë të mësojnë gjuhën shqipe dhe serbe.
Ajo tha se dy palët do duhej të kenë njohuri për gjuhën zyrtare e cila edhe flitet në komunën e juaj, sidomos ata të cilët nuk kanë njohuri për gjuhën e cila flitet në komunën e tyre.
Ndërsa, Safete Graiçevci, Koordinatore për sigurimin e zbatueshmërisë- Zyra e Kryeministrit, tha se do duhej të përdoret dy gjuhësia nëpër komuna, pasi që është edhe ligji për përdorimin e gjuhëve në institucionet e Kosovës.
Ajo tha se do të mundohemi që të bëhet përdorimi i dy gjuhësisë nëpër tërë komunat e Republikës së Kosovë.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, falënderoj përfaqësueset për vizitën e bërë komunës së Kamenicës, duke u thënë se ky projekt do të përkrahet nga komuna e Kamenicës./rajonipress/

