Administrata e Gjilanit u ofron shërbime personave me nevoja të veçanta
Gjilan – Në këtë mënyrë do të mundohemi të ofrojmë shërbime në kohën e duhur, vendin e duhur dhe aty ku ka nevojë qytetari tha Nazim Gagica drejtor, derisa zyrtari në foto Nebih Hasani thotë se asnjëherë nuk do të ndalet për të ndihmuar të gjithë ata që e kërkojnë ndihmën e institucioneve komunale
Sektori i Gjendjes Civile në Administratën e Përgjithshme në Gjilan po ofron shërbime edhe për qytetarët me nevoja të veçanta.
Sot zyrtaret e Gjendjes Civile ofruan dokumentet e nevojshme në shtëpinë e tij për zotin Xhema Rexhepi ( veteran i luftës) nga fshati Zhiti Komuna e Vitisë, i cili e kishte të pa mundur ardhjen në administratën komunale në Gjilan për marrjen e dokumenteve për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Në këtë mënyrë do të mundohemi të ofrojmë shërbime në kohën e duhur, vendin e duhur dhe aty ku ka nevojë qytetari tha Nazim Gagica, derisa zyrtari në foto Nebih Hasani thotë se asnjëherë nuk do të ndalet për të ndihmuar të gjithë ata që e kërkojnë ndihmën e institucioneve komunale./rajonipress/

